Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e pasurive të Alket Hatisë, i cili u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin për trafikim narkotikësh. Pasuritë janë më emër të Hatisë, vëllait dhe bashkëshortes së tij.
Janë 8 pasuri në kërkesën për konfiskim, pasi ishin me burim të pajustifikuar. Mes tyre, apartamente, parkime dhe automjete. Ndërkohë një hotel në pronësi të familjes Hatia pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit.
Alket Hatija, konsiderohet si një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i arrestuar për qëllime ekstradimi në Durrës.
50-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si ‘Zoti i drogës’, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim.