Ministria e Drejtësisë së Kosovës (MD) është shprehur për Radio Evropa e Lirë se familjarët e tre agresorëve serbë të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë kanë kërkuar të marrin trupat e pajetë të tyre.
MD shprehet se trupave u është kryer autopsia por duhet të qëndrojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në kushte adekuate deri sa të lirohen nga Prokuroria.
Nga sulmi i së dielës së 24 shtatorit policia e Kosovës u sulmua nga një grup çrej 30 personash të armatosur të cilët plagosën për vdekje efektivin, Afrim Bunjaku dhe plagosën 3 të tjerë.
Pas sulmit agresorët u ngujuan në Manastirin e Banjskës ku më pas nga shkëmbimet e zjarrit u vranë 4 serbë.
Nga operacioni i policisë u bë i munduar arrestimi i 8 personave të cilët morën pjesë ose ndihmuan me informacion agresorët.
Ndërkohë sot ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç dha dorëheqje nga partia si dhe pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Avokati i tij, Goran Petronijeviç, lexoi letrën e Radoiçiçit ku thuhej se ai kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.