-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania thirrje Serbisë: Reduktoni trupat në kufrin me Kosovën pa vonesa!

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka reaguar për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit ka rritur numrin e trupave të ushtrisë në kufi, duke thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes dy shteteve.

Në reagim thuhet se është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme gjermane shton se së bashkë me partnerët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira në konflikt duke kërkuar që të vazhdojë urgjentisht procesi politik.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht,” thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit