-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Keqmenaxhim me COVID-in, shëndetësia mashtroi me jetë popullin shqiptar!

Kryesoret

Drejtuesi i departamentit të shëndetësisë në selinë blu Ilir Alimehmeti denoncoi sot se raporti i KLSH-së për menaxhimin e Covid-19 në Shqipëri zbuloi se Ministria e Shëndetësisë mashtroi popullin shqiptar. Ai listoi disa nga gjetjet e keqmenaxhimit që sipas tij janë zbuluar nga raporti.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit deklaruar për publikun se:

Menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, nxori në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si:

  1. kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
  2. funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
  3. kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuara, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë në sytë e të gjithë shqiptarëve;
  4. fonde financiare të pamjaftueshme, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
  5. mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
  6. pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
  7. pasiguri në vendin e punës të mjekëve dhe infermirëve, tëcilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve; etj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit