-sidi education-spot_img
30.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Apo të rri pa bukë?’- Llangozi demaskon me video policinë në Sarandë: Bastisje pa kufij

Kryesoret

Avokati i njohur Arben Llangozi vazhdon që të denoncojë duke demaskuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Sarandë. Episodi i fundit lidhet me kontrollet në një hotel ku sipas avokatit punonjësit pa uniformë sekuestrojnë telefonin Nokia të thjeshtë të një të moshuari 70-vjeç.

“AMP sekuestron Nokia-n e një 70-vjeçari jashtë vendimit të gjykatës, i moshuari i përgjigjet “Apo të rri pa bukë?” Ndërsa “hetimi” përfundon te hard disqet me pamje pornografike

Skandal pas skandali në Sarandë.

Në një video të rëndë, një i moshuar rreth 70 vjeç, babai i personit nën hetim, dëgjohet teksa përpiqet të mbrojë telefonin e tij të vjetër të punës. Një Nokia e thjeshtë, me të cilën komunikon për punë dhe siguron bukën e gojës.

Kjo fjali nuk është thjesht ankesë. Është pamja më e qartë e arrogancës së një institucioni kur përballë ka një qytetar të dobët, një të moshuar, një njeri që nuk kërkon privilegj, por vetëm mjetin me të cilin punon.

Sipas denoncimit, gjykata kishte urdhëruar sekuestrimin e telefonit të personit nën hetim. Por AMP, me Ilir Malajn në qendër të veprimeve të denoncuara, dyshohet se ka dalë përtej vendimit, duke sekuestruar telefonat e hotelit, pajisje elektronike, hard disqe, USB dhe deri edhe telefonin e vjetër të një 70-vjeçari.

Dhe kulmi është se ndër materialet e sekuestruara kanë qenë edhe hard disqe dhe USB me pamje me përmbajtje pornografike, të lëna qëllimisht për të parë nëse AMP do të vepronte sipas ligjit apo do të futej në çdo pajisje pa dallim, jashtë objektit të vendimit të gjykatës.

Pra, AMP “zbulon krimin” te Nokia e një të moshuari  dhe te materiale private që duket se ekspozojnë më shumë mënyrën e paligjshme të kontrollit sesa ndonjë provë reale.

Nëse vendimi ishte për telefonin e personit nën hetim, pse u mor telefoni i të atit? Pse u prekën telefonat e hotelit?Pse u sekuestruan hard disqe me pamje pornografike  dhe USB jashtë objektit të qartë të vendimit?Kush i administron këto materiale private?Kush mban përgjegjësi nëse ato keqpërdoren?

Sekuestroja nuk është plaçkitje me procesverbal.

Kontrolli nuk është bastisje pa kufij. Vendimi i gjykatës nuk është leje për të marrë çdo send që gjendet përpara” shkruan avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit