-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA nuk tregon nëse po ndërmjetëson në mosmarrëveshjet mes Kanadasë dhe Indisë

Kryesoret

Që nga koha kur Kanadaja tha se agjentët e qeverisë indiane luajtën rol në vrasjen e një udhëheqësi të besimit Sikh në tokën kanadeze, marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë tensionuar.

Fërkimet mes Indisë dhe Kanadasë për vrasjen e një separatisti të besimit sikh në tokën kanadeze po vazhdojnë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enjten me ministrin e Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar.

“Jemi shumë të shqetësuar për akuzat që janë ngritur nga Kanadaja. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ne shpresojmë që miqtë tanë në Kanada dhe Indi do të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë çështje,” tha zoti Blinken gjatë një konference shtypi në Uashington.

Sekretari Blinken dhe zyrtarë të tjerë në Uashington megjithatë nuk kanë pranuar të thonë nëse Uashingtoni po luan rol ndërmjetësues.

“Nuk do të flas për ato që thuhen në biseda private diplomatike. Ajo që themi ne publikisht është se ne i nxisim ata të bashkëpunojnë me hetimin kanadez,” thotë Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë në Dhomën e Ulët të Parlamentit kanadez dhe gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se agjentët e qeverisë indiane luajtën rol në vrasjen e Hardeep Singh Nijjar, aktivist për një shtet të pavarur Sikh në Indi. Ai u qëllua për vdekje në një zonë periferike të Vankuverit në qershor.

Ndërsa qeveria e Indisë e cilësonte zotin Nijjar si një terrorist të arratisur, ajo e quajti pretendimin e Kanadasë si “absurd”. Por ministri Jaishankar tha se India është e gatshme të shikojë provat kanadeze./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit