-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë do të ndodhë me vilën e Radojçiç? Sveçla: Po diskutojmë t’i kalojë Ministrisë së Brendshme

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla në konferencën e mbajtur ditën e sotme në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ka folur edhe në lidhje me pronën e organizuesit të grupit terrorist, Milan Radojçiç.

Jo 30 por 90 agresorë, Sveçla për sulmin në veri: Askush s’ka negociuar për lirimin e terroristëve

Pak ditë më parë ish-nën kryetari i Listës Serbe pranoi se kishte qenë pjesë e grupit të agresorëve dhe kishte planifikuar sulmin në veri ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Sveçla u shpreh në konferencë se vila e Radoiçiçit e cila u bastis pak ditë më parë nga policia është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Publikohet momenti i sulmit ndaj policisë ku u vra Afrim Bunjaku

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiqit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiq. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike”, tha Sveçla.

Sveçla gjithashtu shtoi se këtë temë po e bisedon edhe me me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit