-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, Sveçla: Informacionet nga inteligjenca flasin për më shumë terroristë të vrarë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme në lidhje me sulmet në veri është shprehur se ka dyshime se ka më shumë të vrarë se sa dihen zyrtarisht.

“Aksioni po vazhdon, në momentin kur do të gjenden trupat tjerë, apo në momentin kur do të kemi dëshmi patjetër që do të njoftojmë”, ka deklaruar Sveçla në konferencën e përbashkët për media me drejtorin e Policisë së Kosovës.

Publikohet momenti i sulmit ndaj policisë ku u vra Afrim Bunjaku

“Edhe vet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për katër të vrarë. Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë, por çdo moment që kemi dëshmi, do t’i publikojmë”, ka deklaruar Sveçla.

Deri tani janë ekzaminuar trupat e tre terroristëve të cilët u vranë nga shkëmbimi i të shtënave në veri. Gjithashtu u vra edhe efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Çfarë do të ndodhë me vilën e Radojçiç? Sveçla: Po diskutojmë t’i kalojë Ministrisë së Brendshme

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit