Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha gjatë konferencës së jashtëzakonshme të mbajtur nga ministri Sveçla është shprehur se policia po zhvillon hetime intensive për sulmin terrorist në Banjskë.
Sveçla publikon faktet e reja për sulmin në veri: Terroristët zhvilluan trajnime ushtarake në Serbi
Hoxha u shpreh se nga hetimet fillestare kanë siguruar të dhëna shqetësuese që vërtetojë se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje për një kohë të gjatë brenda terrorit të Serbisë.
“Këto të dhëna po ashtu tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaniku, përkatësisht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiçit,” u shpreh Hoxha.
Sipas Hoxhës ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe “Pasuljanske livade” dhe atë së paku katër ditë para sulmit në Banjskë.
“Më datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve të siguruara shihet se është bërë përgatitje finale për sulmin që ndodhi katër ditë pas ndaj Policisë së Kosovës,” shtoi ai.