Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit ku në 34-vjeçare kamerunase është plagosur me thikë nga familjarët e saj.
Për shkak të plagëve të marra e reja është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.