Në nder të policit i cili ra dëshmor në krye të detyrës, Afrim Bunjakut tifozët klubit Gostivari kanë vendosur parulla në stadium.
“Gjaku më i ri i Kombit më të vjetër” shkruhej në parullën e madhe e cila kishte pushtuar tribunën e tifozëve.
Bunjaku u vra nga sulmet e regjistruara në orët e para të së dielës së 24 shtatorit. Gjatë sulmit u plagosën edhe dy kolegë të dëshmorit por që fatmirësisht arritën t’iu shpëtonin plagëve.
Sot iu dhanë lamtumirën e fundit, ku u varrosën tre agresorët serbë?
Agresorë serbë rrethuan në pritë dhe në mënyrë tinëzare policinë kufitare e cila në krahasim me numrin e terroristëve ishte i vogël.
Në lidhje me këtë ka folur sot edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili u shpreh se agresorët ishin mbi 90 dhe të armatosur ndërsa policia ishte në disavantazh.
Sveçla publikoi pamjet, si u zbuluan videot nga stërvitjet e agresorëve serbë?
Sveçla shtoi se edhe pse në një situatë të tillë policia arriti të përfundonte me sukses operacionin duke arrestuar 8 persona. Gjithashtu u vranë nga shkëmbimet e zjarrit 3 persona të cilët u varrosën sot.