-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla publikoi pamjet, si u zbuluan videot nga stërvitjet e agresorëve serbë?

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për media ku shpalosi detaje të reja në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Gjatë konferencës Sveçla ndau momente dhe video nga sulmi në veri si dhe parapërgatitjet e agresorëve serbë 4 ditë para ngjarjes së 24 shtatorit.

Kurti ndan pamjet nga stërvitjet e agresorëve: Sulmet gëzonin mbështetjen e Serbisë

Sveçla u shpreh se faktet dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në grupin që sulmoi Policinë e Kosovës.

Por si janë regjistruar momentet e stërvitjes dhe ato të sulmit. Për këtë ka dhënë përgjigje Sveçla i cili shtoi se janë siguruar nga dronët e terroristëve të cilët janë konfiskuar nga aksioni që ka zhvilluar policia, pasi grupi i armatosur iku nga zona ku sulmoi.

”Serbia dhe Aleksandar Vuçiç në vazhdimësi u përpoqën të thonë që ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë sulm, por faktet që do të publikojmë dëshmojnë përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake në Pasuljanske Doline, afër Jagodinës si dhe në Kopaonik.

Sveçla publikon faktet e reja për sulmin në veri: Terroristët zhvilluan trajnime ushtarake në Serbi

Të gjitha këto pamje të përgatitjeve janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar, të cilët keni mundur t’i shihni në eksopozimin e gjithë armëve të konfiskuar në Banjskë në konferencën e kaluar për shtyp,” ka thënë Sveçla.

 

Publikohet momenti i sulmit ndaj policisë ku u vra Afrim Bunjaku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit