-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Wisner komenton zhvillimet në veri: Serbia t’i dorëzojë përgjegjësit drejtësisë së Kosovës

Kryesoret

Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës pas sulmit të 24 shtatorit në veri.

Wisner ka zhvilluar së fundmi  një intervistë për Euronews Albania ku është shprehur se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës.

Sipas tij ky është hapi i parë dhe se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për negociata.

“Serbia duhet të ndërmarrë veprime në mënyrë të menjëhershme për t’i dhënë dorën Perëndimit dhe për t’i vendosur para drejtësisë serbe, ose t’i dërgojë drejtësisë kosovare kriminelët që morën pjesë në këtë sulm.

Ky është hapi i parë. Nuk ka asnjë mënyrë që të ecim përpara përveç diskutimeve. Pra, unë shpresoj që palët t’i kthehen tryezës së negociatave dhe është përgjegjësia e të dy palëve për të bërë diçka të tillë.

Ka një rrugë për të ecur para, kjo është e theksuar të marrëveshja e Ohrit dhe po ashtu kërkon zgjidhjen e problemit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo është mënyra si mund të ecin përpara,” u shpreh Wisner.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit