-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha pasqyron problemet e universiteteve: Drejt sistemit selektiv si në diktaturë

Kryesoret

Ish-kryeminsitri, Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare ngriti shqetësimin e universiteteve të cilat po shkojnë drejt sistemit selektiv të cilat i ka cilësuar si në diktaturë, dhe jo të dyerve të hapura.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se këto rezultate vijnë si pasojë e sulmeve armiqësore për shkatërrimin e universitetit.

“Problemi tjetër që desha të sjell në vëmendjen tuaj është fillimi i vitit universitar. Shqipëria fillon me flamur në gjysëm shtizë me 50 mijë studentë më pak se 10 vite më parë. Me 70 mijë vite studentë më pak se 10 vite më parë.

Me 15 % më pak studentë se sa vitin e kaluar. Me një rënie katastrofale në rankimin e universitetit kryesor të vendit. Të gjitha këto rezultate të sulmeve armiqësore, injorante për shkatërrimin e universitetit, shkatërrimin e shkollave të larta, nga korrupsioni, nga armiqësia ndaj të rinjve shqiptarë.

A nuk është ky një moment alarmi i tmerrshëm në këtë vend. A nuk po shkojmë ne drejt sistemit selektiv dhe jo të dyerve të hapura të universiteteve, sistem që ekzistonte në diktaturë. Mbaroi koha, por nuk mbarojnë krimet e shëmtuara të këtij regjimi,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit