-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Pamjet e publikuara në veri tregojnë skenarin e përgatitur nga Serbia

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me  ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.

Pas takimit Zyra e Kryeministrisë ka dalë me një njoftim në lidhje me takimin ku kanë bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të vendit pas sulmit ndaj policisë së Kosovës.

“Më tej, u diskutuan dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Ambasadorin mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit ku u vra në krye të detyrës Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Tashmë ekzistojnë prova e fakte të mjaftueshme që ky sulm është orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar” është shprehur Bislimi në takim.

Ai më tej mësohet se është shprehur se sulmi i 24 shtatorit ka qenë një skenar i përgatitur nga Serbia.

“Nga prezenca e organizimi i sulmit terrorist nga Milan Radojçiç, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre.

Pamjet e publikuara ditën e djeshme dhe armatimi i konfiskuar tregojnë për planifikimin e skenarin e përgatitur nga Serbia.

Ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Republikës së Kosovës,” ka shtuar zëvendëskryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit