Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me sulmin e para një jave në veri të Kosovës.
Kurti ka shkruar se në bazë të dokumenteve të sekuestruara e të konfirmuara nga Policia e Kosovës, sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa,” ka shkruar Kurti në platformën “X”.
Based on confiscated documentation, @Kosovo_Police have confirmed that the terrorist attack was part of a larger plan to annex the north of Kosova via a coordinated attack on 37 distinct positions. Establishing a corridor to Serbia would follow, to enable supply of arms & troops.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 2, 2023