Protestuesit kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa brenda sallës së Kuvendit kanë nisur diskutimet për shqetësimet e qytetarëve.
“Prej 6 muajsh kemi mbledhur 21 mije nënshkrime te qytetarëve ku i propozojmë Kuvendit për të miratuar me ligj minimumin jetik.
Kuvendi ka heshtur, minimumi jetik është një urgjencë dhe domosdoshmëri kombëtare.
Është një çështje aktuale pasi pensionistet dhe mbi 60 mije familje me ndihma ekonomike shpërblehen me shuma arbitrare të caktuara për shkak të mungesës së minimumit jetik.
Qeveria jone edhe duke shkelur ligjin refuzon të llogarisë se sa para i duhet një qytetari per te jetuar. Minimumi jetik është një premtim i vjetër qe nga 93 por edhe premtim i vjetër i Ramës.
Ata thane se i kane rritur me 8% por është shumë qesharak, do te thotë 7 mije lek me shume në muaj,” u shpreh aktivisti.