Kreu i KLP-së, Alfred Balla së bashku me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani dhe drejtues të gardës e policisë do të zhvillojnë sot një takim pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, që deklaroi se Laert Haxhiu donte të vriste një avokat dhe dy prokurore, njëra prej tyre pjesë e SPAK-ut.
I penduari Artan Tafani deklaroi se mes njerëzve që Laert Haxhiu kishte në plan që të vriste ishin prokurorja e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu dhe prokurorja Merita Selimi që u shkarkua në korrik nga vettingu, por edhe avokati nga Lushnja, Adriatik Doga.
Dy prokuroret janë marrë në mbrojtje, avokati ende jo, sipas dëshmisë së tij. Ministria e Brendshme po rishikon strategjinë e ruajtjes së prokurorëve.
“Nëse doni ejani më vrisni”! Avokati: Si e mora vesh lajmin që do më qëllonte Laert Haxhiu