Të paktën 10 emigrantë të vdekur dhe 25 të plagosur rezulton bilanci nga përmbysja e një kamioni dje në një autostradë në shtetin jugor meksikan të Chiapas, në kufirin me Guatemalën.
Mediat e huaja shkruajnë se, viktimat ishin gra duke përfshirë një të mitur, me origjinë kubane. Ky është aksidenti i dytë i tillë që ka ndodhur në më pak se një javë.
Mijëra emigrantë të kombësive të ndryshme kalojnë Meksikën me autobusë, kamionë dhe madje edhe trena mallrash në përpjekje për të arritur në SHBA.
Patrulla Kufitare e SHBA regjistroi zyrtarisht 1.8 milionë kalime emigrantësh në kufirin jugor të SHBA-së midis tetorit 2022 dhe gushtit 2023.