-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si i ka goditur lufta në Ukrainë qytetet kufitare të Rumanisë?

Kryesoret

Rreth 60 për qind e ujit në lumin Danub rrjedh nëpër degën Kilia, e cila më pas ndahet nëpër rrugë të ndryshme derisa të akumulohet në Detin e Zi.

Derisa maunet dhe anijet me mallra rreshtohen për të hyrë në portet ukrainase të Renias dhe Izmailit, në anën rumune të degës Kilia, aktiviteti detar është gati zero. Aty tani ankorohen vetëm anijet në të cilat organizohen festa, anijet e peshkimit dhe anije të pasagjerëve.

Ky qosh i qetë i Rumanisë nuk është më aktiv për shkak të sulmeve të vazhdueshme me dronë kamizakë rusë, të cilët i kanë shënjestruar portet ukrainase matanë lumit, dhe ndonjëherë kanë depërtuar edhe në territorin rumun.

Një tjetër faktor, sipas banorëve, për këtë rënie të aktivitetit, është edhe zhurma e anijeve ukrainase, që besohet se e ka dëmtuar peshkimin.

Ndonëse zona e Danubit në Rumani është e vizituar nga turistët, pjesa më e madhe e turistëve tani drejtohen te zonat më piktoreske të tij.

Përgjatë degës 111-kilometërshe të Kilias, numri i mysafirëve është në dhjetëra. Shumica pushtojnë në Kilia Veke.

“Është vërtet destinacion për peshkun,” ka thënë Alexandru Ceaus Timur, kryetar i Kilia Vekes.

“Peshkatarët vijnë këtu, pavarësisht shiut e stuhive.”

Mirëpo peshkatarët janë të vogël në numër tani për shkak të sulmeve me dronë në portet ukrainase, afër lumit. Sipas kryetarit, shifrat e turizmit në Kilia Veke kanë rënë më 2023 për një të tretën, në krahasim me periudhat paraprake./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit