Ambasadori Agim Nesho i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës pas sulmit në veri.
Nesho u shpreh se Serbia është në kërkim të madhështisë së Jugosllavisë me ndihmën e Rusisë.
Ai gjithashtu shtoi se Vuçiç tashmë është bërë satelit i Rusisë.
“Kemi parasysh se kemi ndërgjegjësimin e faktorin kombëtar. Nacionalizmi serb është tepër primitiv pasi ka humbu Kosovën ka qene në kërkim të madhështisë së Jugosllavisë duke marrë ndihmë nga Rusia.
Dëshpërimesh te humbur Vuçiç bashkëpunoi me Rusinë duke u bërë satelit i tij,” u shpreh Nesho.