Mbrëmjen e djeshme u denoncua një rast dhune ndaj një familje shqiptare në Medvegjë. Në lidhje me këtë ngjarje zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij në “X”.
Bislimi ka dënuar sulmet ndaj familjes Muharremi dhe ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta monitorojë këtë situatë.
Gurë në drejtim të shtëpisë së shqiptarëve, Nevzad Lutfiu denoncon rastin: Kam njoftuar OSBE-në
“Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme.
Me sa duket për Vuçiçin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës,” shkruan Bislimi.
”Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht.në Luginën e Preshevës”, shkruan më tej ai.
1/2 🇽🇰Govt strongly condemns acts of vandalism & intimidation against the Muharremi family in Medvegja. It is concerning & unacceptable. Apparently for Vucic any day w/o an incident is a wasted day. Serbia should refrain from acts of violence against Albanians in Presheva Valley.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 2, 2023