Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën sot me thirrjen e përvitshme drejtuar grave dhe vajzave në kuadër të tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Rama u bën thirrje grave dhe vajzave që të marrin fare pak kohë dhe të kujdesen për veten e tyre duke bërë kontrollet e nevojshme për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore.
“…me thirrjen e përvitshme në çdo Tetori Rozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan Rama.