Donald Trump është zotuar se do të tërheqë trupat amerikanë nga shumë vende, nëse ri-zgjidhet si President i SHBA-ve.
Sipas tij, Uashingtoni shpenzon miliarda dollarë për mbrojtjen ushtarake të disa vendeve dhe në të njëjtën kohë nuk merr trajtim të favorshëm për fermerët e tij.
“Trupat tona i mbrojnë, ndërsa ata nuk na paguajnë pothuajse asgjë… Shumë prej tyre na urrejnë, por ne i mbrojmë ata,” ka deklaruar Trump.
Trump shtoi se trupat amerikane do të kthehen menjëherë në shtëpi dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpenzojnë para në këto vende, por ai nuk specifikoi se cilat shtete i referohej.