Raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola Von Crammon ka shpërndarë në platformën “X” një njoftim të qeverisë britanike ku thuhet se Londra do ta shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera.
Von Crammon shkruan se këtë gjë duhet ta bëjë edhe Gjermania, e cila duhet të prijë me vendosjen e trupave në Kosovë.
“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren.
Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë,” ka shkruar eurodeputetja gjermane.
Gjermania gati të nis ushtarë shtesë në Kosovë: Serbia të tërheqë trupat nga kufiri
Aktualisht Bundeswehri ka 85 ushtarë në Kosovë por sipas mediave gjermane në bazë të vendimit për zgjatjen e mandatit të tyre numri i ushtarëve mund të rritet deri në 400.
Important decision to deploy 200 UK 🇬🇧 combat troops to reinforce @NATO_KFOR on the ground.
🇩🇪 should lead in deploying more troops to ensure peace, deter and protect everyone in 🇽🇰, whereby @NATO led #KFOR remains vital. https://t.co/5ByPNDaYel
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 2, 2023