Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismaili që në 14 Maj mori një tjetër mandat nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për Fredi Kokoneshin dhe Qerim Ismailajn të dy të denoncuar nga opozita. E ndërsa Kokoneshi nuk rikandidoi në 14 Maj, Ismailaj mori besimin e kryeministrit dhe më pas të qytetarëve.
“Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendimin Subjekti vetëdeklarues Fredi Pandi Kokoneshi, me detyrë, kryetar i Bashkisë Divjakë, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Deklarues, Qerim Ismail Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër, Qarku Fier, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” thuhet në njoftim.
Qerim Ismaili akuzohej nga PD për një dënim që kishte fshehur në Greqi dhe Kokoneshi sipas selisë blu rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore e prostitucion në Itali.