-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjici u “turret” fshatrave me asfalt elektoral, Kokoneshit i shkon çakëlli kot

Kryesoret

Mes pakënaqësive të brendshme, PS zyrtarizoi emrin e Josif Gorejas si kandidat për bashkinë e Divjakës në zgjedhjet e 14 Majit. Këto janë javët e fundit të Fredi Kokoneshit. Gjithashtu edhe firmat e fundit në tenderat e bashkisë. Socialisti besoi te një tjetër mandat duke iu futur tenderave që kishte nisur për rrugët për të bindur të lëkundurit pavarësisht se në fund nuk arriti që të merrte besimin e kryesorit, Edi Ramës.

Kryebashkiaku në shkurt hapi procedurën për një tender me vlerë 83 milionë lekë për të cilën dje lidhi kontratën me “Vëllezërit Llupo“ për të blerë çakëll për rrugët. Konkretisht objekti i tenderit është për blerje çakëll për rrugët urbane të bashkisë për vitin 2023, por lekët do të paguhen në dy vitet në vazhdim.

Fondi Limit: 8 333 333 (tetë milion e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë pa Tvsh nga Granti, nga e cila: 1 666 667 (një milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa Tvsh për vitin 2023, 4 166 666 (katër milion e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë pa Tvsh për vitin 2024 dhe 2 500 000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë pa Tvsh për vitin 2025” thuhet në dosjen e tenderit.

Ndryshe nga Kokoneshi, Safet Gjicit në Kukës i ngriti fati duke marrë besimin për të kandiduar edhe për një tjetër mandat. Sot u publikua kontrata që Gjici lidhi me kompaninë që fitoi tenderin 230 milionë lekë me TVSH për të shtruar me asfalt rrugën e fshatit Kalimash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit