Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet se një aleat i rëndësishëm strategjik ka shpallur Non grata mbi një dyzinë deputetësh dhe anëtarë të qeverisë. Çollaku kërkon të dijë se përse qeveria hesht dhe nuk distancohet nga të shpallurit Non-grata.
“Mbi nje dyzine deputetesh dhe antare te qeverise jane shpallur Non Grata (se fundmi) nga nje aleat i rendesishem strategjik. Qeveria dhe maxhoranca hesht,dhe vazhdon te mos beje transparence e te mos distancohet nga te shpallurit Non Grata.
A mund te jesh dhe Non Grata dhe antar i qeverise??? Ftoj mediat dhe opinionin publik,cdo dite te ushtrojne presionin e maxhorances dhe qeverise te bejne transparence dhe te distancohet nga Non Gratat brenda saj!!!” shprehet ai.