Ashtu si ne, qentë mund të kenë frikë nga gjëra të ndryshme. Këto fobi dhe përmasat e frikës ndryshojnë nga kafsha në kafshë.
Një qen i frikësuar mund të reagojë në disa mënyra. Ai ose do të vrapojë të fshihet ose do të fillojë të leh ose do të frikësohet dhe do të bëhet agresiv. Këto janë 7 fobitë themelore të qenve:
- Frika nga rrufeja
Astrapofobia është një fobi e zakonshme për kafshët shtëpiake. Se sa do të kenë frikë varet nga secili qen. Ka qen që zhduken me zhurmën e parë dhe duan orë të tëra për të dalë dhe të tjerë që thjesht ndjejnë frikë.
- Frika nga fishekzjarrët
Për shumicën e kafshëve dita e Pashkëve dhe nata e Vitit të Ri janë më të këqijat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për fishekzjarrët nga stadiumet apo nga festat e ndryshme. Ajo që ndodh me fishekzjarrët është diçka që fjalë për fjalë i çmend ata.
- Frika nga ndarja
Ashtu si fëmijët e vegjël, qentë tanë ndihen keq kur lihen vetëm në shtëpi. Për disa, kjo frikë është e fortë. Ky quhet ankthi i ndarjes. Natyrisht, reagimet e tyre mund të ndryshojnë. Disa qen lehin gjithë ditën, disa shkatërrojnë gjithçka që munden dhe disa bëhen aq të pakujdesshëm sa mund të pësojnë një aksident në shtëpi.
- Frika nga veterineri
Rrallëherë një kafshë nuk ka frikë nga veterineri. Se si sillet tani ka të bëjë me vetë doktorin. Deri në çfarë mase ai është në gjendje ta bëjë atë të relaksohet. Të grindesh në atë moment apo të bërtasësh është gjëja më e keqe. Duhet të jemi të qetë dhe të mos dukemi të stresuar.
- Frika nga makina
Shumë qen nuk duan të hipin fare në makinë. Kjo mund të nënkuptojë një përvojë të keqe të mëparshme (kur, për shembull, shkojmë te veterineri) ose pa përvojë fare. Për të luftuar këtë frikë, ne mund t’u japim atyre disa ëmbëlsira në mënyrë që ata ta lidhin makinën me diçka të mirë.
- Frika nga fëmijët
Ju duhet të keni parë ose dëgjuar për qen që fillojnë të lehin kur shohin fëmijë dhe mund të bëhen agresivë.
- Frika nga objektet e ndryshme
Mbani mend se çfarë bëri qeni juaj kur vendosët për herë të parë një fshesë para tij. Shumë qen zhvillojnë fobi ndaj objekteve të ndryshme. Fshesa me korrent është një prej tyre. Por mund të jetë edhe një zbukurim, lodër për fëmijë, diçka që bën zhurmë, qoftë edhe pema që zbukurojmë në Krishtlindje.