-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista me “VIP”-at që do të dëshmojnë për Gërdecin

Kryesoret

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të thirrur 71 dëshmitarë për dosjen e Gërdecit. Në këtë dosje ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në “fabrikën” e demontimit të armëve ku humbën jetën të paktën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Gjykata pranon kërkesën e SPAK-ut: Shkëlzen Berisha dëshmitar për Gërdecin!

Përveç Shkëlzen Berishës, lista e SPAK përfshinë edhe amerikanë dhe të pandehurit e dosjes së parë për tragjedinë e Gërdecit, por vetëm nëse japin pëlqimin. Nga 71 dëshmitarë në listë, 19 prej tyre janë të pandehurit e dosjes së parë për masakrën e Gërdecit.

Mes 19 dëshmitarëve janë dhe biznesmeni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari atëherë drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, atëherë administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

Gjithashtu është thirrur të dëshmojë edhe ish ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi. Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të e së cilës dyshohet që nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës.

Lista me 71 dëshmitarët! Gjenerali që u arratis, Luan Hoxha thirret për Gërdecin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit