Gazetari Elton Qyno ka rrëfyer rrugën që ndiqnin personat që merren me punë të tipit vrasje, trafik droge apo trafik të qenieve njerëzore për të komunikuar me njeri tjetrin për punë. Qyno tha se SKY ECC ndryshe nga telefonat normal siguronte anonimitet pasi nuk logoheshe me email apo numër telefoni, por me valë satelitore të cilat bliheshin nga baronët e krimit sikurse qytetarët e thjesht blejnë kreditin e telefonit.
“SKY” po ta vësh re ka funksionuar vetëm për dy vjet, nga korriku 2019 deri në mesin e 2021-shit. Dhe vetëm kjo periudhë kohe, ka bërë që shumë persona që merren me punë të tipit vrasje, trafik droge, trafik të qenieve njerëzore, sigurisht që i ka përthithur ky aplikacion sepse besonin tek fakti që sapo bisedat fshiheshin automatikisht, çdo gjë që ishte folur nuk ishte e ruajtur. Por në fakt të gjitha bisedat qëndronin në server.
Fakti që aplikacioni ka përthithur të gjithë këtë komunitet personash që kërkonin të mbaronin punë kriminale, sigurisht që është për shkak se fshiheshin bisedat dhe komunikimi bëhej përmes kodeve. Duke u futur kodi në aplikacion, ata nuk logoheshin me email apo emër personal, as me valët e antenës…Kishte valë të posaçme satelitore dhe për këto valë kishte një tarifë që paguhej. Siç paguajmë ne muaj për muaj telefonin, ashtu paguheshin edhe valët satelitore” tha ai.