-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Do të vendosim çmim reference për hotelet

Kryesoret

Biznesi ka shqetësime dhe divergjenca të forta me qeverinë. Paraditen e sotme kryeministri i mblodhi në një takim për t’i dëgjuar dhe u premtoi se do të hiqte burokracitë. Por në mes të takimit i njoftoi se nga viti tjetër do të vendoset një çmim reference për hotelet për të shmangur evazionin.

 

@5pyetjet.al Rama ironi dhe debat me biznesmenët: JO! #EDIRAMA #ndertuesit #tirana ♬ original sound – 5pyetjet.al

Të gjitha hotelet vitin e ardhshëm do të kenë çmim reference. Ne kemi 1.1 milion turistë në shtator dhe ne me këtë trend mund të kapim 10 milionë turistë këtë vit, por varet si do të jetë dhjetori. Shohim të ardhurat nga hotelet dhe shifrat e turistëve, nuk korrespondojnë.

Si për shitjen e apartamenteve dhe dhomave nëpër hotele nuk shohim asnjë rrugë veçse t’u themi, që bazuar tek tregu dhe sondazhet e tatimeve që “JO” nuk e pranojmë që t’ju marrim juve, TVSH-në 6% për këtë shifër që na jepni ju, ne do ua marrim për këtë shifër që ua thotë tregu dhe ju do na e jepni” tha ai.

Gjithashtu tha se taksa 3% e ndërtuesve për shtresat në nevojë, të pastrehët do të merret jo ku të duan ata, por në vendin që ndërtohet. Njëri nga anëtarët e shoqatës së ndërtuesve, Erjon Harizi kundërshtoi futjen në fuqi të ndryshimit të çmimeve në mes të vitit fiskal, bazuar te referenca e re.

I thirri për t’i dëgjuar, biznesi ankohet, Rama qesh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit