Shtëpia e Bardhë përmes zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka dalë në një deklaratë në lidhje me tërheqjen e trupave nga kufiri i Kosovës.
“Ne i kemi parë ata të fillojnë t’i largojnë ato forca dhe kjo është një gjë e mirë,” tha Kirby në një konferencë.
Ditën e djeshme, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë se Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së herëpashershme në veri të Kosovës