-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana e pëson keq në “Selman Stërmasi”, Laçi fitore të thellë ndaj bardhebluve

Kryesoret

Ka përfunduar ndeshja mes Tiranës dhe Laçit me rezultatin 3-0 për laçianët në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Tirana nuk arriti të gjente portën e kundërshtarit duke regjistruar humbje në shtëpi.

Ndeshja e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit ishte një përballje plot gola për kurbinasit të cilën pjesën e parë e mbyllën me avantazhin 1-0.

Ishte Sobowale i cili në minutën e 42-të gjeti portën e kryeqytetasve duke bërë që ekipi të mbyllë pjesën e parë me qetësi dhe të rikthehej në fushë e pangopur për raste të reja.

Bardheblutë u përpoqën të tregonin se janë zotët e shtëpisë duke gjetur raste por fati nuk ishte në anën e tyre duke bërë që lojtarët e Laçit të gjenin edhe dy herë portën.

Ndeshja po dukej se po shkonte drejt fundit pasi minutat po shkonin drejt minutës së 90 kur Manellari çon topin në rrjetë duke ndezur festën për kurbinasit.

Por magjia nuk u ndal këtu pasi sërish në minutat drejt mbylljes Taleb gjeti portën në minutën e 94 duke marrë një fitore dhe një trepikësh të rëndësishëm.

Tashmë Laçi rendit i treti me 10 pikë ndërsa Tiranë një vend më poshtë me po 10 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit