Një tragjedi është regjistruar mbrëmjen e sotme Italisë ku një autobus ka rënë nga një mbikalim me lartësi rreth 10 metra duke iu marrë jetën 21 personave mes tyre edhe dy fëmijë.
Në fillim u raportua për 15 të vdekur por numri rritet pas çdo minuti pasi autobusi është përfshirë nga flakës pas rënies.
Disa nga viktimat e para të gjetura me sa duket janë djegura për vdekje.
Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit. Autobusi ka depërtuar rrethojën e mbikalimit të Vempës dhe ka rënë në zbrazëtinë pranë shinave.
Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.
Autobusi fluturoi nga 10 metra lartësi, mes 15 të vdekurve edhe dy fëmijë
Sipas asaj që mësojnë mediat italiane janë nxjerrë nga autobus rreth dhjetë trupa. Ndërsa raportohet për 40 të plagosur.