-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori britanik në Kosovë takon ushtarët e KFOR-it nga vendi i tij

Kryesoret

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ishte sot në kampin Bondsteel për të vizituar ushtarët britanikë të KFOR-it para se të vijnë edhe 200 të tjerë siç ka deklaruar NATO.

“Vizitova kampin Bondsteel për të takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore.

Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë të tjerë nga Forca Rezervë Strategjike në ditët në vijim.

Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë, të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës,” ka shkruar Abbott.

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar më parë se 400 ushtarëve aktualë në Kosovë do t’i shtohen edhe 200 të tjerë, ndërsa Rumania ka njoftuar për 100 trupa që do të vijnë shtesë në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit