-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimet ndaj prokurorëve, SHBA: Mbështetje të palëkundur për zyrtarët e ligjit

Kryesoret

Pas lajmeve për kërcënimet si dhe planet për vrasjen e prokuroreve Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi ka ardhur reagimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për mes një deklarate ku është përdorur gjuhë e ashpër SHBA është shprehur se çdo tentativë për frikësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e papranueshme.

Në reagim më tej thuhet se ambasada amerikane kërkon nga autoritetet te marrin masa që të garantojnë sigurinë e njerëzve të drejtësisë.

Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike.

Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje.

Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre”, thuhet në reagim.

Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit bëri që të dalin në dritë detaje tronditëse në lidhje me 6 vrasje.

Nga rrëfimi i Tafanit e pësoi grupi i Laert Haxhiu ku u zbulua se kishte menduar të ekzekutonte dy prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi. Po ashtu ishte planifikuar dhe vrasja e avokatit nga Lushnja, Adriatik Guri (Doga).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit