Gazeta prestigjioze amerikane “Financial Times” ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin Rama artikulli i cili mori një vëmendje dhe reagim të shumtë.
Gjithë vëmendjen e mori një deklaratë e Ramës ku shprehej se Kosova nuk është toka e askujt.
Në lidhje me këtë deklaratë gazetari Marton Dunai, ka dalë me një sqarim në profilin e tij në “Twitter” duke korrigjuar intervistën me Ramën ku sipas tij kryeministri këtë deklaratë nuk e ka pasur për gjithë territorin e Kosovës por për veriun e vendit.
“Ne e kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, ka shkruar gazetari i FT.
We have amended this article to clarify Albanian PM @EdiRamaPM was discussing troubles in Northern Kosovo, not the entire country.https://t.co/c6vXO9A5rp via @ft
— Marton Dunai (@mdunai) October 4, 2023