Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçare me inicialet E. Rr., banues në Tiranë pasi magazinonte dhe tregtonte mallra të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Në Komunën e Parisit, gjatë kontrollit në dyqanin e 42-vjeçares u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.