-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndodh për herë të parë, Kupa e Botës 2030 do mbahet në 6 shtete dhe 3 kontinente

Kryesoret

Tashmë është zyrtarizuar, Kupa e Botës 2030 do të organizohet në gjashtë vende të ndryshme në tre kontinente.

Kjo do të jetë hera e parë që kompeticioni më i rëndësishëm botëror i futbollit do të zhvillohet në kaq shume shtete dhe në 3 kontinente.

Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë pritësit zyrtarë të Kupës së Botës, por tre ndeshjet e para do të zhvillohen në Uruguay, Argjentinë dhe Paraguaj.

Kjo risi është rezultat i bisedimeve sekrete disa mujore midis UEFA-s dhe federatave të Amerikës së Jugut dhe Afrikës, të cilët arritën një marrëveshje përpara se ta çonin propozimin në FIFA.  Spanja, Portugalia dhe Maroku janë konsideruar si favoritë për të fituar të drejtat e pritjes për vitin 2030 që nga konfirmimi i ofertës së tyre të përbashkët në fillim të këtij viti.

“Këshilli i FIFA-s gjithashtu ra dakord unanimisht që oferta e vetme për të pritur Kupën e Botës 2030 do të jetë kandidatura e përbashkët e Marokut, Portugalisë dhe Spanjës. Dy kontinente – Afrika dhe Evropa – të bashkuara jo vetëm në një festë të futbollit, por edhe në sigurimin e një kohezion unik social dhe kulturor. Çfarë mesazhi i madh i paqes, tolerancës dhe përfshirjes.

Në vitin 2030, ne do të kemi një gjurmë unike globale, tre kontinente – Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut – gjashtë vende – Argjentina, Maroku, Paraguai, Portugalia, Spanja dhe Uruguai – do të mirëpresin dhe bashkojnë botën duke festuar së bashku lojën e bukur,”  i shpreh Presidenti i FIFA, Infantino.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit