-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i Granadas, Osmani arrin në Spanjë: Do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mes një postimi në llogarinë e saj në “X” njoftuar se ka udhëtuar drejt Spanjës ku do të marrë pjesë në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani njoftoi se tashmë ka arritur në qytetin e Granadas dhe se në samit ajo do të flasë për sfidat e sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist nga Serbia.

“Kemi arritur në Granadë për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në takime me kolegët liderë, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq nga zyra për media kanë njoftuar se Osmani do të marrë pjesë në këtë samit me ftesë të Presidentit të Këshillit të Bashkimi Evropian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez.

“Ky samit do të mbledhë krerë shtetesh nga 47 vende të kontinentit evropian si dhe liderët e institucioneve evropiane, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë në mënyrë që Evropa të jetë më e qëndrueshme, e begatë dhe gjeostrategjike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në këtë samit është paralajmëruar të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit