-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Banjskë, drejtori i PK-së: Nuk ka pasur marrëveshje për largimin e agresorëve

Kryesoret

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur në lidhje me situatën në veri pas sulmit.

Hoxha u shpreh se nuk ka pasur një marrëveshje për ikjen e grupit terrorist nga Kosova me rastin e sulmit në Bansjekë të Zveçanit.

Hoxha tha se sulmuesit kanë arritur të ikin për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

“Jo, asnjë marrëveshje, asnjë komunikim me qëllim të krijimit të lirimit a krijimit të korridorit për ikje apo depërtim të këtij grupi nga fshati i Banjskë, nga territori i Kosovës, nuk ka pasur. As tentativë të tillë nuk ka pasur”, tha Hoxha.

Do të thotë, ajo çfarë ka ndodhur [është se] ne kemi komunikuar disa herë duke iu kërkuar atyre që të dorëzohen tek autoritetet e Kosovës, ata nuk kanë dëgjuar dhe vazhdimisht kanë gjuajtur disa herë, do të thotë Policia e Kosovës ka bërë tentativa për të komunikuar me qëllim që ata të dorëzohen, mirëpo kërkesat tona nuk janë pranuar dhe përgjigjja e tyre ka qenë qitjet me armë të zjarrit”.

Hoxha tha se nuk do të krijonin korridor për vrasësit e kolegut të tyre, dhe se terroristët kanë ikur për shkak të terrenit të Banjskës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit