Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Veton Elshani ka deklaruar që pas sulmit në Bajnskë ka pasur raste që policët e dorëhequr kanë kërkuar rikthimin në punë.
Sipas gazetës kosovare, “Express” Elshani është shprehur se kjo ka ndodhur kur policëve nuk u është dhënë ende vendimi për dorëheqje ku më pas zyrtari policor ka kërkuar rikthimin në vendin e punës.
Po ashtu, Elshani raportohet se ka thënë që nuk janë befasi rastet e tilla.
“Pas rastit të Branjskës, ne kemi raste kur polici vjen i dorëhequr, që ende nuk ia kemi dhënë vendimin e dorëheqje, dhe kërkon kthimin në punë në vendin ku ka qenë dhe ne e kemi kthy.
Konsiderojmë që ka filluar të normalizohet situata. Nuk është befasi që të kemi raste të tilla.,” ka deklaruar ai.