-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërheqja e trupave serbe, Gjermania: Të ndërmerren hapa drejt de-përshkallëzimit

Kryesoret

Gjermania ditën e sotme ka reaguar në lidhje me tërheqjen e trupave të Serbisë nga kufiri me Kosovën duke e cilësuar si një “hap të rëndësishëm”.

Gjithashtu i kërkoi Beogradit të bëjë më shumë për të ulur tensionet me fqinjin e tij.

Duke folur për mediat në Berlin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Kathrin Deschauer tha se situata në rajon është mjaft shqetësuese.

“Serbia e ka për obligim që pa mëdyshje të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna. Në përgjithësi, situata është sigurisht e tensionuar.

Shenjat e para të reduktimit të trupave serbe janë një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit.

Megjithatë, ne duam të theksojmë sërish se tani duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm drejt de-përshkallëzimit”, tha ajo.

Sipas Deschauer, ministrja e Jashtme Annalena Baerbock planifikon të udhëtojë në Shqipëri këtë të enjte për bisedime me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit