-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3-vjeçari humbi jetën nga duart e tij! Dentisti hesht, klinika mbyll qepenat

Kryesoret

Një 3-vjeçar humbi jetën tre ditë më parë në Tiranë. Sipas prindërve dyshohet se fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze në klinikën dentare.

Prindërit e 3-vjeçarit kanë bërë denoncimin në komisariatin Nr.4 ndaj klinikës . I ati i 3-vjeçarit Guri Spahiu akuzon klinikën dentare private në pronësi të Roland Xhaxhos në “Rrugën e Kavajës”.

Pasi mbaroi ndërhyrjen, mjeku informoi prindërit që ta merrnin fëmijën në banesë me argumentin se 3-vjeçari do të zgjohej. Por i mituri nuk ka dhënë shenja reagimi as në banesë.

Në këtë moment, prindërit telefonuan klinikën, e sipas tyre, askush nuk u është përgjigjur në telefon. 3-vjeçari u dërgua në spital, në pavionin e pediatrisë, në gjendje kome ku ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

Rasti është referuar në prokurori për vepër penale “Neglizhencë në Mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.

Klinika që ishte e hapur gjatë paradites, pas publikimit të lajmit në media, ka mbyllur qepenat. Mediat janë munduar që të kontaktojë me mjekun Roland Xhaxho, por nuk është përgjigjur njëri.

Gjyshi dhe daja: Dentisti kriminel në Tiranë! E vrau dhe e fshehu djalin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit