20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi dhe Berisha bllokojnë foltoren, votimi për reformën zgjedhore shtyhet seancën e ardhshme

Kryesoret

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë seancës së sotme plenare ka kërkuar që Kuvendi të ngrejë një komision të posaçëm për reformën zgjedhore.

Seanca e sotme ishte me tensione dhe debate të forta ku deputetët e opozitës bllokuan disa herë foltoren deri sa erdhi anulimi i seancës së sotme.

Ndër të cilët ishte edhe Gazmend Bardhi ai që bllokoi foltoren, për të dytën herë në këtë seancë pas Sali Berishës.

Reforma Zgjedhore “nxeh” gjakrat në Kuvend, anulohet seanca e sotme

Gjatë fjalës së tij Bardhi ashtu si Berisha u shpreh se zgjedhjet e 14 majit u vodhën.

“Do të ishte në nder të Kuvendit për secilin deputet që në 2 vite ne ti kishim reflektuar të gjitha shqetësimet e OSBE-së.

Fakti që rrëzoi zgjedhjet e 14 majit tregoi shumë, por për ju ekspertët nuk kanë vlerë. Për ju kanë përmirësimi i reformave kriminale që të vidhni zgjedhjet dhe Shqipërinë.

Prej 3 javësh kemi dorëzuar në Kuvend, një kërkesë ligjore për të bërë funksional për të bërë një komision për reformën zgjedhore.

Po çfarë bëni ju? Pasi e bllokoni për 3 javë, bëni teatër në mëngjes që gjoja jeni në konflikt një koleg i yni, që të vini tani në darkë të na thoni ne që përfaqësuesit e opozitës nuk i caktojmë ne, por këta këtej. Duan të përcaktojnë edhe 9 anëtarët që do përfaqësojnë opozitën.

Damiani nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore dhe do që të lihet në harrese, gjë që është lënë edhe nga opozita. Dhe vini këtu dhe bëni teatër,” tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit