-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Basha i kërkoi falje pronarit në garazh”! Bardhi: Luli i futi 2 kate kulla te “Lioni”

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i qëndroi denoncimit se Lulzim Basha ka përfituar përmes familjarëve dy kate në një kullë në hyrje të liqenit. Denoncimin e bëri në Kuvend dhe e përsëriti jashtë sallës. E sfidoi Bashën që ta çojë në gjyq.

Së pari më lejoni të sqaroj që situata si kjo e sotmja e provokuar nga Basha janë të përsëritura sa herë është në vështirësi nga shumica.

Sot kur Rama duhet të mbahej përgjegjës për deklaratat për Kosovën dhe vjen i kurdisur nga Taulant Balla. Basha e di shumë mirë opinionin e drejtorisë juridike.

Por ka interes që sa herë i duhet shumicës për të zhvendosur vëmendjen të vijë njëherë në muaj në kuvend. Sa herë do të hedhë fjali në ajër që nuk ia kupton rëndësinë duhet të ballafaqohet me të vërtetën.

Në 2021 demokratët luftonin për ta bërë kryeministër, Basha, një muaj pasi humbi zgjedhjet i fut një kontratë me porosi në kullën më të shtrenjtë në Tiranë në hyrje të liqenit.

Pasi rikthehet me vetë-shpallje kryetar partie, në vend që të merret me opozitën, më shumë kohë kalon në zyrën e apartamenteve dhe njësive tregtare sesa të bëjë opozitë” tha ai.

Lulzim Basha tha se Bardhi është avokat i aleancës së kullave 64-katshe në Tiranë. Këtu Bardhi zbuloi një prapaskenë. “Sa i takon kullës 64 kate, nuk kam shkuar unë, por Basha në garazhin e kullës për t’i kërkuar ndjesë pronarit.

Nëse kam shpifur e sfidoj të më çojë në gjykatë, por të mos e bëjë si me Erion Veliajn. Familjarët e zotit Basha janë e vetmja aleancë me kullat. Sot janë pronarë të dy kateve në “Lion Rezidencë” tha Bardhi.

“Mori dy kate”! Basha: Bardhi, avokati i aleancës së kullave

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit