-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Të përjashtohet çdo politikan që ka përdorur “EncroChat” dhe “SKY”

Kryesoret

Sali Berisha është dakord me vendimin që njoftoi dje Taulant Balla që cdo efektiv policie që ka përdorur EncroChat dhe SKY të përjashtohet.

Ish-kryeministri kërkoi sot që kjo masë të zbatohet edhe për politikanët që do të zbulohet se kanë komunikuar në këtë aplikacion.

“Së fundmi, dua të dënoj me forcën më të madhe kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe si një nga krimet më të rënda, çdo kërcënim ndaj çdo hetuesi, prokurori, gjykatësi, gazetari dhe cilido tjetër.

Po natyrisht, kur vihet Taulant Balla, njeriu i lidhur më shumë se kushdo tjetër me bandat në krye, nga të mos dalë çdo sekret?

Nuk gjeni një rrjedhës se jeni vetë rrjedhës.

Propozimi im është ky: çdo politikan, çdo deputet dhe deputete, që ka përdorur EncroChat, që ka përdorur aplikacionin SKY EÇ, që ka përdorur telefona të tjerë të kriptuar, ai të jetë objekt i dekriminalizimit.

Shoh se po largoni policë, shumë mirë. Por duhet të bëjmë në radhë të parë transparencën e politikanëve se ata janë udhëheqësit e krimit të organizuar” tha Berisha në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit