-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë nuk u tha në Serbi për rastin e Radojçiçit?

Kryesoret

I lirë, por pa pasaportë – kështu mund të përshkruhet tani për tani statusi i Millan Radojçiçit në Serbi, pasi gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi më 4 tetor.

Një ditë më parë, policia e dërgoi atë për t’u investuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Në sulm mbeti i vrarë rreshteri kosovar, Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Vetë Radojçiç, përmes avokatit, e mori përgjegjësinë për sulmin, të cilin Kosova e cilëson si akt terrorist dhe tentativë të Serbisë për përmbysjen e rendit kushtetues.
Por, Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj, i cilëson veprat kriminale ndryshe nga Prishtina zyrtare.

Në mesin e veprave që Radojçiçin e ngarkojnë në Serbi, nuk ka terrorizëm, as vrasje të policit.

Sipas Prokurorisë serbe, Radojçiç dyshohet për disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Avokati nga Beogradi, Bozho Prelleviç, thotë se procedura kundër Radojçiçit “nuk ka të bëjë me ligjin”.

Prelleviç thotë se deklaratat e prokurorisë dhe gjykatës nuk duken si të shkruara nga profesionistët, por “ekspertët e marketingut”.

“Radoiçiç del e thotë se ai e organizoi sulmin dhe grupin, e veprat me të cilat ngarkohet janë ndryshe”, thotë Prelleviç për Radion Evropa e Lirë.

Në letrën e hapur për publikun, Radojçiç pranoi se kishte organizuar një grup të armatosur dhe se ishte në Banjskë më 24 shtator./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit