Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë në moshën 3-vjeç ka humbur jetën, dyshohet për shkak të dozës së narkozës. Ka qenë i ati Guri Spahiu, i cili kallëzoi se para tre ditësh e ka çuar djalin në një klinikë dentare në “Rrugën e Kavajës”.
Në klinikën private fëmijës i është bërë anastezi totale për të bërë të mundur rregullimin e dhëmbëve, por nuk u zgjua më dhe vdiq në QSUT. Gjyshi i vogëlushit kërkon drejtësi për nipin.
“Nuk ka pasur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. Nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre.
Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem.
Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 e morëm mjekun në telefon se hapte as telefonin që ta pyesnim çfarë të bënim” tha ai.
Dy ditë në koma! Dëshmia e babait që i vdiq fëmija në Tiranë